29-11-2024

Komunat regjionale të Prizrenit do të mbështesin Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve të braktisur

Qendra Rajonale e OSBE-së në Prizren, të enjten ka organizuar një ceremoni në të cilën katër komuna -Prizreni, Suhareka, Dragashi, Mamusha, kanë nënshkruar marrëveshje për të siguruar mbështetje financiare për strehimoret e viktimave të dhunës në familje dhe atyre me bazë gjinore për një periudhë tre trevjeçare.

Katër komuna të Rajonit të Prizrenit do të vazhdojnë të ndihmojnë Strehimoren e Grave dhe Fëmijëve të braktisur në Prizren edhe për një periudhë 3 vjeçare në shumë prej 14 mijë e 700 eurove, ndërsa kjo qendër të ndihmohet me artikuj ushqimor dhe material për zyre nga tre kompani, dy nga Prizreni dhe një nga Dragashi.

Nënshkrimin e këtij Memorandumi të Bashkëpunimit në kuadër të aktiviteteve 16 Ditë të Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore në mbështetje të Qendrës nga komunat dhe mbështetje viktimave të dhunës, e ka vlerësuar tejet të rëndësishëm shefi i misionit të OSBE-së, Michael Davenport, raporton tv pz. Kryetarët e komunave mbështetëse, thanë se të gjithë ne duhet të japim kontribut maksimal që në mënyrë aktive të angazhohemi në parandalimin e dhunës.

Ndërkaq, zv/kryeministrja, Emilia Rexhepi, tha se në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, duhet të na shërbejnë që përgjatë tërë vitit të mbrojmë dinjitetin e të gjitha grave dhe vajzave. Drejtoresha e QSGF, Jubilea Kabashi, ka falënderuar të gjitha institucionet që po e ndihmojnë Qendrën, e cila ka nevojë gjithmonë për përkrahje edhe më të madhe në të ardhmen.

Shuma vjetore e kontributit të secilës komunë drejt financimit të përgjithshëm vjetor të strehimores për periudhën 3 vjeçare 2023-2025, në përputhje me numrin e popullsisë në secilën komunë është si në vijim: Komuna e Prizrenit 8000 euro, ajo e Suharekës 4000 euro, komuna e Dragashit 1700 euro ndërsa ajo e Mamushës 1000 euro. Gjithashtu, këtë strehimore përgjatë kësaj periudhe do ta ndihmojnë me artikuj ushqimor dhe material për nevoja të Qendrës, kompanitë “ Abi”, “ Meka” dhe “ Vertigo”.

Asnjë koment

Comments are closed.