23-11-2024

Komuniteti shqiptaro-amerikan proteston nesër para selisë së OKB-së: “Serbia dhe udhëheqësit e saj të mbahen përgjegjës”

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se do të protestojë nesër nga ora 13:00 ,para Selisë së OKB-së në Sheshin Dag Hammarskjöld në Nju Jork për t’i dënuar aktet e vazhdueshme të terrorizmit dhe luftënxitëse të Serbisë.

“Të Hënën, më 23 Tetor 2023, komuniteti Shqiptaro-Amerikanët i bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar që të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme për ta detyruar Serbinë që t’i ndalojë dhe të përmbahet nga veprimet dhe politikat që janë duke e minuar stabilitetin e Kosovës dhe Ballkanit

Së fundmi, më 29 Maj 2023, Serbia orkestroi protestat e dhunshme në veriun e Kosovës që rezultuan me sulme të paprovokuara ndaj forcës paqeruajtëse të NATO-s, KFOR”, thuhet në njoftim.

“Më 24 Shtator 2023 terroristët dhe njësitë para-ushtarake nga Serbia ndërmorën një sulm terrorist në Kosovë. Komuniteti Shqiptaro-Amerikan kërkon që Serbia dhe udhëheqësit e saj të mbahen përgjegjës, si dhe të gjithë të përfshirët në aktet e agresionit dhe terrorizmit të sillen para drejtësisë”

Tutje kanë shtuar se “Rajoni i Ballkanit është një fuqi baruti”, nësë nuk ndërhyret mund të ndizet një luftë e re.

Rajoni i Ballkanit është një fuqi baruti. Nëse nuk ndërhyhet, mund të ndizet një luftë e re në zemër të Evropës e që do të jetë një luftë shtesë me të cilën do të duhet të ballafaqohet komuniteti ndërkombëtar”, thuhet në njoftim

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.