19-04-2024

Konfiskime të skuterëve, policia vazhdon kontrollin në trafikun rrugor

Policia e Kosovës, ka hartuar një plan operativ i cili është duke u zbatuar gjatë këtyre ditëve.

Telegrafi mëson se ky plan operativ do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të vikendit dhe festës së 1 majit.

Vazhdimi i zbatimit të këtij plani ndodhë për shkak se Policia ka hasur në kundërvajtës të ndryshëm që nuk i respektojnë rregullat në trafik, andaj në mënyrë që të parandalohen aksidentet e mundshme gjate ditëve ne vijim, do të angazhohen njësitë relevante në teren ne kontrollim të trafikut rrugor.

Ndryshe Telegrafi mëson gjithashtu se gjatë këtyre ditëve janë konfiskuar disa skuterë pa doganë, janë shqiptuar gjoba për qytetarët që nuk kishin patentë shofer si dhe persona që kanë drejtuar skuterët pa vendosje të helmetës dhe pa regjistrim. /Telegrafi

Asnjë koment

Comments are closed.