Konfiskohen 10 telefona Samsung Galaxy A32 në Vërmicë
Në pikën kufitare në Vermicë, oficerët doganor kanë parandaluar futjen e telefonave mobil duke konfiskuar 10 telefona Samsung Galaxy A32.
Edhe pse i dyshuari është pyetur nga oficeri për mallrat që posedon ai ju është përgjigjur së nuk ka asgjë.
“I njëjti automjet është selektuar për kontrollë në vijën e dytë. Gjatë kontrollës nën karrikën e parë është hasur në mallra të padeklaruara: telefona të mençur Samsung Galaxy A32 në sasi prej 10 copë në paketim së bashku me adaptera (mbushëse)”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore.