24-04-2024

Konfiskohen 10 telefona Samsung Galaxy A32 në Vërmicë

Në pikën kufitare në Vermicë,  oficerët doganor kanë parandaluar futjen e telefonave mobil duke konfiskuar 10 telefona Samsung Galaxy A32.

Edhe pse i dyshuari është pyetur nga oficeri për mallrat që posedon ai ju është përgjigjur së nuk ka asgjë.

“I njëjti automjet është selektuar për kontrollë në vijën e dytë. Gjatë kontrollës nën karrikën e parë është hasur në mallra të padeklaruara: telefona të mençur Samsung Galaxy A32 në sasi prej 10 copë në paketim së bashku me adaptera (mbushëse)”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore.

Asnjë koment

Comments are closed.