24-11-2024

Konfiskohen 500 gramë ari në Vërmicë, gjenden tek shoferi i autobusit

Dogana e Kosovës e ka parandaluar futjen ilegale të mbi gjysëm kilogrami stoli ari në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.Në njoftimin e lëshuar thuhet se ari ishte gjetur tek shoferi i autobusit i linjës Kosovë-Shqipëri.

“Gjatë kontrolleve rutinore, oficerët doganor kanë selektuar për kontroll detal një autobus të linjës Kosovë – Shqipëri, gjatë kontrollimin oficerët kanë gjetur stoli të arit në sasi mbi 500 gramëve”.“Sasia ka qenë në një qese të letrës dhe është gjetur te vozitësi o autobusit. Sasia është konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore dhe për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.