26-04-2024

Konfiskohen 72 mijë vezë në pikëkalimin e Vërmicës

Në pikën kufitare në Vermicë të Prizrenit, është konfiskuar një sasi e vezëve pa dokumentacion përkatës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, kur gjatë kontrollimit të një automjeti të cilin e drejtonte një shtetas i Shqipërisë, janë gjetur dhe konfiskuar 72 mijë vezë pa dokumentacion përkatës.

Raporti i policisë:

“PKK Vërmicë 05.06.2021 – 08:00. Njësia policore ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte një mashkull Shqiptar shtetas i R. Shqipërisë, dhe gjatë kontrollimit  në automjetin e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar 72.000 vezë pa dokumentacionin përkatës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e 24 orësh të policisë. /Gazeta e Prizrenit/

Asnjë koment

Comments are closed.