26-04-2024

Prizren: Derisa po punonte punëtori bie nga lartësia

Një person ka mbetur i lënduar pasi i njëjti ka rënë nga lartësia derisa ishte duke punuar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Prizren.

“Nga Emergjenca e spitalit rajonal në Prizren është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishte pësuar lëndime trupore. Viktima deri sa kishte qenë duke kryer disa punime në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, kishte rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupore”, njofton Policia.

Viktima është duke marrë tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe inspektorët e punës. Rasti është duke u hetuar.

Asnjë koment

Comments are closed.