20-04-2024

Konfiskohet marihuanë dhe ekstazi në kalanë e Prizrenit

Dy persona janë arrestuar në kalanë e Prizrenit, pasi gjatë kontrollimit tek njëri janë gjetur një sasi e substancave së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 9.78 gramë, si dhe 40 tableta ekstazi.

Ndërsa tek tjetri janë gjetur shtatë tableta me ekstazi, 1.19 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dhe 665 euro para të gatshme, thuhet në raporton 24 orës të Policisë.

Substanca narkotike është konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar 48 orë në mbajtje./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.