16-04-2024

Konsumatorët në Suharekë rekomandohen ta vlojnë ujin para përdorimit

Ujësjellësi “Hidroregjioni Jugor ” në Prizren, njofton konsumatorët në Suharekë, që për arsye te ndërprerjes se energjisë elektrike gjatë natës së mbrëmshme ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë.

Ekipet e kompanisë gjatë ditës së sotme, në stacionin e pompave të “Pusi i Atit” kanë aktivizuar të gjitha puset, ndërsa njeri nga puset ka prodhuar turbullirë , megjithëse sasia e klorit në ujë ka qenë e mjaftueshme , me të vërejtur këtë problem ky pus është larguar nga përdorimi.

Kompania jonë sugjeron që këtë ujë para pijes fillimisht të vlojnë atë dhe pastaj të shfrytëzojnë, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Asnjë koment

Comments are closed.