29-04-2024

A do të largohen Osmani e Abdixhiku nga LDK?-flet Lutfi Haziri

Përderisa Vjosa Osmani nënkryetarja e LDK-së nuk votoi pro mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Lumir Abdixhiku abstenoi, por kjo sipas Lutfi Hazirit nuk do të thotë që LDK nuk është unike.

Nënkryetari Haziri ka deklaruar se LDK është unike dhe se Osmani e Abdixhiku do të vazhdojnë të jenë pjesë e partisë, pavarësisht qëndrimeve të tyre.

“Është fakt që Vjosa Osmani e ka dhënë mendimin e vetë duke kërkuar kohë shtesë që palët t’i shtjerrin të gjitha mundësitë për të shtyrë mocionin”, ka thënë Haziri në emisionin Pressing në T7, përcjell Insajderi.

“Ajo këtë qëndrim e ka nga parimet e saj politike, në konsistencën politike”, theksoi ai.

Haziri konfirmoi abstenimin e ministrit Lumir Abdixhiku për të cilin tha se ka bërë punë të mirë.

“30 anëtarët e tjerë janë unik”, theksoi i pari i LDK-së.

Përveç abstenimit të Lumir Abdixhikut e kundërshtimit të Vjosa Osmanit kundër këtij mocioni janë edhe deputetët Haxhi Avdyli, Fatmir Rexhepi e Ardian Shala./Insajderi.com

Asnjë koment

Comments are closed.