12-07-2024

Kopjime masive në testin e Maturës, po shpërndahet me të madhe në rrjete sociale

Në testin e Maturës Shtetërore të cilit po i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës, po raportohet se po bëhen kopjime masive.

Edhe pas përgatitjeve për kontrolle të rrepta, nxënësit po zgjedhin rrjet sociale për të marrë përgjigjet e gatshme, duke i shpërndarë pastaj tek të gjithë.

Klankosova.tv ka siguruar fotografitë e grupeve që kanë hapur nxënësit ku po publikojnë provimet. Në këtë grup janë pjesë plot 7 mijë e 621 maturantë.

Anipse MASHT ka paralajmëruar dënime për ata kopjojnë me telefon, kjo nuk po i ndalon nxënësit që ta bëjnë një gjë të tillë.

Asnjë koment

Comments are closed.