27-04-2024

Koronavirsui: Sot vetëm një rast në Prizren nga 203 të infektuarit në vend

Sot, më 11 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 203 raste pozitive.

Sa i përket komunës së Prizrenit, kemi vetëm një rast. Kjo tregon se numri i të infektuarëve sot është ulur, për dallim nga dje, kur 16 persona rezultuan pozitiv me Covid-19, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Po ashtu edhe në komunat e rajonit tonë, ka të infektuar edhe sot.

Numri total i rasteve pozitive është 4.715 raste nga 27.723 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 101 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.227 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.387.

Rastet tjera pozitive janë nga: komuna Prishtinë 75 raste, komuna Gjilan 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, dhe Shtërpce.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

 

Asnjë koment

Comments are closed.