26-04-2024

Prizreni, i pari në “listën e zezë” (VIDEO)

Prizreni radhitet i treti në Kosovë sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19, njofton Klan Kosova.

Por ky qytet është në krye edhe të listës së komunave për më së shumti vdekje nga Covid-19 në vend, me gjithsej 17 të tilla.

Përgjegjësit lokal të shëndetësisë, thonë se shkak për këtë, sipas të gjitha gjasave është mosha e shtyer e shumicës prej të ndjerëve.

Por se vdiqën vetëm nga shëndeti i ligë nuk e thotë edhe dikush nga opozita e kësaj komune.

Kryetar i degës së PDK-së, thotë se në këtë çështje ndikoi fshehja e rasteve pozitive qysh në fillim të pandemisë, transmeton Klan Kosova.

 

Asnjë koment

Comments are closed.