26-04-2024

Koronavirusi: 6 pikat që komunat e Kosovës planifikojnë t’i ndërmarrin

Asociacioni i Komunave të Kosovës në mbështetje te Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) do të zhvillojë një studim mbi nevojat emergjente dhe ndikimin socio-ekonomik të Covid-19 në komunat e Kosovës.

Asociacioni i Komunave të Kosovës, përmes këtij studimi, synon të kuptojë ndikimin aktual socio-ekonomik të Covid-19 në komunat e Kosovës, si dhe të identifikojë nevojat emergjente për komunat përkatëse.

Rezultatet e këtij hulumtimi do të ndihmojnë në:

• identifikimin e ndikimit aktual socio-ekonomik të Covid-19, veçanërisht tek grupet e prekura, në nivelin lokal;

• identifikimin mbi kapacitetet aktuale të komunave për të menaxhuar situatën me Covid-19;

• identifikimin e sfidave dhe pengesave te komunave, në drejtim të kryerjes së detyrave të tyre dhe menaxhimit të situatës me Covid-19;

• identifikimin e nevojave emergjente të komunave për të menaxhuar situatën dhe për të zbutur pasojat e Covid-19;

• identifikimin dhe prezantimin e masave të menjëhershme që duhet të ndërmerren nga akterët përkatës, me qëllim të ndihmës së komunave, menaxhimit të situatës dhe zbutjes së pasojave të Covid-19;

• identifikimin dhe prezantimin e nevojave për ngritjen e kapaciteteve dhe mënyrave tjera mbështetëse, veçanërisht në drejtim të legjislacionit (avokim drejt institucioneve qendrore).

Asnjë koment

Comments are closed.