22-11-2024

Koronavirusi: Nga 32 të infektuarit, sot edhe dy raste nga rajoni i Prizrenit

Nga mostrat e marra, sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka konfirmuar 32 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë, ndërsa 1 person bëhet e ditur se është shëruar.

Na të infektuarit e sotëm janë edhe dy persona nga rajoni i Prizrenit, përkatësisht nga Hoça e Qytetit-Prizren, dhe fshati Sallagrazhdë-Suharekë, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Të infektuarit janë raste kontakti dhe vijnë nga këto vendbanime në Kosovë: Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e tre (23) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: katërmbëdhjetë (14) raste Pejë, pesë (5) raste Nakëll dhe katër (4) raste Bllagajë), katër (4) raste me vendbanim në Runjevë-Kaçanik, dy (2) raste me vendbanim në Strellc i epërm-Deçan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Hoçë e Qytetit-Prizren, Sallagrazhdë-Suharekë dhe Shtime.

IKSHPK bën thirrje që të zbatohen masat.

Asnjë koment

Comments are closed.