Kurti me ofertën e fundit: E tërheqim Hatixhe Hoxhën, le t’i sjell sonte LDK 15 nënshkrime me emër të kandidatit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalur edhe me një ofertë për LDK-në pasi ka dështuar edhe seanca e tretë për të zgjedhur Presidentin.
Ai ka thënë se kandidatja për PResidente, Hatixhe Hoxha ka hequr dorë nga kandidatura ndërsa ka thënë se pret që LDK t’i sjell 15 nënshkrime për kandidatin e tyre dhe le të garoj për Feride Rushitin.
“Në këtë situatë unë shumë jam përballur me interesimin tuaj në lidhj me atë listë me 15 nënshkrime që kishte datën e pardjeshit e s’kishte emër sipër se për kë janë ato nënshkrime dhe pasi përfundoi një vazhdim i seancës që përfundon e nis pas orës 23:00. Unë kam komunikuar menjëherë me kandidaten Hatixhe Hoxha e kam biseduar me të meqë rast është dakorduar që të tërhiqet nga kandidatura nëse LDK i sjell 15 nënshkrime për kandidatin e saj kushdo që është. Me atë rast VV i plotëson edhe 15 nënshkrime të tjera nga mazhoranca meqenëse lirohen ato nënshkrime e në këtë mënyrë do të kishinm një kandidat nga shoqëria civile e një kandidat nga LDk e sonte le ta zgjedhim presidenten, apo presidntin e ri”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se sado nënshkrime që i ka LDK le t’i sjell dhe pjesën tjetë ri shton VV.
“Mund të mos ti kenë 15 nënshkrime, 14, 13 sa t’i kenë le të mi binë unë i marrë ato dhe i plotësoj vec le ta sjellin kandidatin e tyre LDK-ja ne ja plotësojmë cka mungon”, ka shtuar Kurti.
Ai ka thënë se nuk ka asnjë problem me Vjosa Osmanin, ndërsa ka thënë se në kandidaturën mes Osmanit dhe Rushitit nuk e di se kush do të votohet .

“Asnjë problem se kemi me asnjë kandidat, vetmë le ti sjellin 15 nënshkrime dhe ne i plotësojmë cka i mungojnë. Në kuti votimi është i fshehtë, ne do të ulemi prapë që të bisedojmë por le të kuptoni se nuk jam unë kurrfarë personi që shikone dhe brenda kutive”, ka shtuar ai.
