28-04-2026

Debat i nxehtë në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa në Prizren

Sot u mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, ku organit më të lartë legjislativ komunal i janë rekomanduar pikat e rendit të ditës për seancën e radhës.

Opozita me kritika për vendimin rreth subvencionimit të transportit urban. Pas mbledhjes, kryesuesi i Kuvendit, Simir Krasniqi, bëri të ditur se janë shqyrtuar gjithsej 8 pika të rendit të ditës, si dhe dy pika tjera shtesë u rekomanduan nga drejtori i Shërbimëve Publike, Islam Ukimeri.
Përfaqësuesja e LVV-së, Dafina Alishani theksoi se, tek pika për Shqyrtim dhe miratimi i propozim-vendimit për subvencionimin e transportit urban, pati kritika ku sipas opozitës trafiku urban duhet te funksionoj edhe brenda fshatrave të komunës së Prizrenit.
Ndryshe, seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit do të mbahet të enjten e 30 Prillit duke filluar nga ora 10:00./TV Prizreni

Asnjë koment

Comments are closed.