Shtyhet sërish seanca për Presidentin
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Hahxi, ka shtyrë për në orën 23:00 mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentit.
Haxhiu iu bëri thirrje deputetëve që të rrijnë në sallë në seancën plenare të orës 23:00.
Ndërkohë, ora po numëron për institucionet, pasi në mesnatë skadon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës./IO


