Koronavirusi: Shtohen rastet në Kosovë, në Prizren edhe sot 7 të infektuar

Sot, më 29 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 231 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 122 raste pozitive.

Nga ky numër,  sikur edhe një ditë më parë nga komuna e Prizrenit janë 7 raste, ndërsa të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit tonë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Nga 1 rast janë në komunat: Dragash, Malishevë, dhe Suharekë.

Sot në nivel vendi janë shëruar 81 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.506 raste, kurse raste aktive 1.244.

Numri total i rasteve pozitive 2.799 raste nga 23.570 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 49 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Rastet tjera pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41 raste, komuna e Ferizajt 21 raste, komuna e Pejës 10 raste, komuna e Gjakovës 8 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjilanit 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Shtimes 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, dhe Skenderaj. /GazetaePrizrenit.net/