Sot, më 09 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 207 raste pozitive.
Sa i përket komunës së Prizrenit, krahasuar me dje kur dolën 10 persona pozitiv, numri i të infektuarve sot është dyfishuar, pasi janë 22 raste, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Raste po ashtu ka edhe nga komunat e rajonit, por më pak, e ndër to më së shumti ka komuna e Rahovecit, 5 raste.
Numri total i rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Sot janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118.
Rastet tjera pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Skenderaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kllokot 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë dhe Shtime. /GazetaePrizrenit.net/