23-11-2024

Koronavirusi: Sot edhe tri raste të reja në Prizren

IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, dy persona janë shëruar.

Në Prizren prej dy ditësh janë rikthyer rastet me të infektuar,  pasi edhe sot janë paraqitur tri raste, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Rastet pozitive me koronavirus janë raste kontakti, dhe sipas vendbanimit të 3 rastet janë në Prizren.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Studime e epërme), komuna e Prishtinës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Ferizaj.

Numri total i të prekurve në Kosovë tani është 895, ndërsa 657 persona janë shëruar.

IKSHPK kërkon që të zbatohen rekomandimet në mënyrë që të dilet sa më shpejt nga kriza e pandemisë. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.