Kosova barazon me Malin e Zi 1:1
Përfaqësuesja e Kosovës barazoi me Malin e Zi në ndeshjen që u sapopërfundoi në Podgoricë me rezultat 1:1.
Pjesa e parë i takoi “Dardanëve”, pasi pos lojës së bukur patën edhe disa raste për gol.
Milot Rashica, në minutën e 23-të gjeti rrugën e golit për të kaluar “Dardanët” në epërsi prej 0-1, në pjesën e parë.
Pjesa e dytë nisi me raste të mira për Kosovën, por Stefan Mugosa në minutën e 69-të barazoi për Malin e Zi.
Ndeshja u zhvillua në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”. Në ciklin eliminator, pas dy ndeshjeve, Kosova ka dy pikë të grumbulluara./GazetaePrizrenit.net