Kosova dhe Kroacia e kuptojnë dhe përkrahin njëra-tjetrën pa kushte
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Kroacia e kuptojnë dhe përkrahin njëra-tjetrën pa kushte.
Sipas saj, Kosova është me fat që kemi një aleat të tillë në krah.
“… që na qëndron pranë në kohë të mira e në kohë të vështira. Kjo përkrahje po dëshmohet edhe këto ditë teksa Kosova po ballafaqohet me pasojat e aktit të agresionit të Serbisë.

President Milanović, faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen ndaj Kosovës”, ka shkruar ajo. /IO

