Kosova e pafat, pëson me gol në kohën shtesë nga Sllovenia
Kombëtarja e Kosovës në futboll, është mundur nga Sllovenia me rezultat 2-1, krejt në finish të ndeshjes.
Sllovenët dhe “Dardanët” u ballafaquan në Lubjanë, në sfidën e parafundit të Grupit C në Ligën e Kombeve.
Skuadra jonë është treguar skuadër e mirë në duel me sllovenët, edhe pse këta të fundit ishin favorit para kësaj sfidë.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e baraspeshuar, më një iniciative të lehtë në terren të nikoqirëve, mirëpo, skuadrat shkuan në zhveshtore pa gola.
Fraksionin i dytë i kësaj sfidë solli lojë më të mirë nga të dy skuadrat. Ishte Vedat Muriqi (58’), i cili zhbllokoj lojën duke sjellë në epërsi skuadrën ‘dardane’.
Megjithatë, gëzimi i skuadrës sonë, nuk zgjati shumë, sepse pas vetëm pesë minuta lojë sllovenët barazuan shifrat në 1-1 me anë te Kuric.
Dhe kur pritej se ky duel do të mbyllet baras, erdhi penalltia në lojën shtesë, një penallti diskutabile pasi Aliti sipas arbitrit të ndeshjes luajti më dorë brenda zonës së rrezikshme, kurse Iliçiq shënoi golin e fitores nga pika e bardhë në minutën e 90+4’.
Pas kësaj disfate, Kosova mbetet në pozitën e parafundit me vetëm 2 pikë, derisa Sllovenia kryeson grupin me 13 pikë.
Ndeshjen e radhës Kosova e luan të mërkurën mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ i bën ‘konak’ Moldavisë. /rtk