Kosova fiton ndaj Gjeorgjisë
Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur Gjeorgjinë, me rezultat 0-1, sonte në ‘Batumi Arena’.
Gjeorgjia dhe ‘Dardanët’ u përballen në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Kombëtarja jonë ndonëse pa disa lojtarë titullar për shkak të Covid 19 dhe lëndimeve, megjithatë, skuadra jonë në duel me Gjeorgjinë, shfaqi performancë mjaft të mirë, madje, me lojën që treguan djemtë tonë dhe rezultatet e krijuara, fitorja ka mundur të jetë më thellë.
Goli i fitores për ‘Dardanët’ erdhi në pjesën e parë përmes autogolit te mbrojtësit Davit Khocholava në minutën e 18’, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Në fraksionin e dytë, kombëtarja jonë, vazhdojë më paraqitje mjaft të mirë, duke u shfaqur disa herë të rrezikshëm për skuadrën vendëse, sidomos rast ideal kishte Lirim Kastrati, i cili dështoi ballë për ballë më portierin e Gjeorgjisë.
Kombëtarja jonë, realizoi edhe golin e dytë përmes Muriqit, por që u anulua nga VAR.
Përfundimisht, Kosova shijon fitoren e parë në kualifikueset e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, derisa të dielën që vjen në ‘Fadil Vokrri’ pret Greqinë. /RTKLive/