27-07-2024

Kosova fiton ndaj Maltës 3:1

Kosova ka shënuar sonte fitore të merituar në “Fadil Vokrri” ndaj Maltës, me rezultat 3-1.

Golin e tretë e ka shënuar Kololli (81’) pas një pasimi të mirë nga Rashica. Ky është goli i dytë i tij në këtë ndeshje.

Muriqi ka shënuar golin e dytë për Kosovën (68’), dhe ka rikthyer Kosovën në epërsi prej 2-1 ndaj Maltës.

Malta ka arritur që ta barazojë rezultatin me golin e shënuar pas një ekzekutimi të kornerit, ndërsa i pambuluar ishte Agius (51’), i cili shënoi me kokë. Ky ishte rasti i vetëm i Maltës në takim.

Goli i Kosovës erdhi në minutën e 30-të, pas një kombinimi të mirë në mes Berishës e Kolollit dhe shënoi Kololli.

Kosova ka pasur shumë raste të mira shënimi, rastet më të mira i pati Muriqi dhe Zhegrova, ky i pafat pasi dy herë goditi shtyllën e portës së Maltës.

Ndeshja është zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve në Stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ky është takimi i tretë i Kosovës në Ligën e Kombeve, ku nga tri takimet, ka arritur tre fitore dhe një barazim.

Kosova është lidere e Grupit 3 të Ligës D me 7 pikë./rtk

Asnjë koment

Comments are closed.