Kosova pa domen interneti, flet koordinatori për siguri kibernetike Zafir Berisha
Kosova është i vetmi vend që nuk e ka të definuar domenin e vetë të internetit. Sipas ekspertëve të IT’së por edhe përfaqësuesve të institucioneve kjo shkakton probleme sa i përket sigurisë.
Kosova është i vetmi vend në rajon pa domen e vetë të internetit. Si pasojë e kësaj promovimi i Kosovës dhe siguria e internetit që përdoret sipas ekspertëve të IT’së është në pikëpyetje.
Lexo Edhe:
Rrena e kryetarit Haskuka rreth dënimit të ish-drejtorit të tij për Arsim, Skënder Susurit (dok)
Mungesa e domenit shtetëror paraqet problem për kompanitë që punojnë në sektorin e teknologjisë informative dhe për bizneset.
Në mungesë të sovranitetit digjital aktualisht sa herë që qytetarët e Kosovës lidhen me internet IP adresat e tyre lidhen me vendet e tjera të rajonit si Shqipëria, Serbia si dhe Maqedonia e Veriut.