26-04-2024

Kosova shfaqi premierën e filmit në Berlinale

Filmi “NË MES” i autorit Samir Karahoda është filmi i parë në Kosovë që është pjesë e garës ndërkombëtare të filmave të shkurtë “Berlinale Shorts”, ndërsa mbrëmë atje u shfaq premiera e tij, shkruan KultPlus.

Kjo është hera e parë që një film nga Kosova është pjesë e Berlinales, që njihet si një nga festivalet më prestigjioze në botë.

Pas premierës, drejtori i QKK-së Arben Zharku ka përgëzuar gjithë ekipen e këtij filmi.

“Cfarë momenti… urime Samir, Eroll, Enis, Gzim, Memli… dhe te gjith ekipa tjeter për këtë premierë te mrekullueshme në Berlinale”, ka shkruar Zharku.

Filmi trajton dy tema paralelisht; fenomenin e ndërtimit të shtëpive të njejta dhe migrimin e cila veçmas theksohet nëpër këto familje. Nëpërmjet personazheve, portretizon marrëdhënien dhe solidaritetin në mes vëllezërve; sakrificën dhe vendosmërinë e prindërve për të mbajtur harmoninë brenda familjes; kuptimin dhe rëndësinë e shtëpisë dhe shpresës në mes kthimit apo jo në vendlindje.

Filmi është prodhim i SK Pictures, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Banka për Biznes, Komuna e Prizrenit, Komuna e Prishtinës dhe DokuFest.

Featured Image

 

Asnjë koment

Comments are closed.