20-04-2024

Kosovë-Slloveni, kështu përfundoi pjesa e parë

Pjesa e parë mes Kombëtares së Kosovës dhe Sllovenisë, është mbyllur me avantazhin e skuadrës mysafire me rezultat 0-1.

“Dardanët” dhe sllovenët po përballen në “Fadil Vokrri” në kuadër të Grupit C në Ligën e Kombeve.

Vuckiq (22’) zhbllokoj ndeshjen, duke kaluar në epërsi skuadrën sllovene. Skuadra jonë në finish të ndeshjes rrezikoi dy herë seriozisht portën e Oblak përmes Paqaradës dhe Celinës, por në të dy rastet Oblak shpëtoi portën e skuadrës mike./rtk/GazetaePrizrenit

Lexo edhe:

Asfaltimi i rrugës nga Zaplluxha për bjeshkët e Sharrit mundësi për turizmin në Opojë (Foto)

Asnjë koment

Comments are closed.