KOSTT dhe Korportata Elektroenergjetike e Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshje për vitin 2025
Gjithashtu, në kuadër të përpjekjeve për rritjen e kapaciteteve dhe efikasitetit të sistemit, sot u nënshkrua edhe marrëveshja me Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) në Shqipëri për ofrimin e shërbimeve të Rezervave Automatike (aFRR) e cila nga ±25MW do të jetë ±40MW. Kjo marrëveshje do të kontribuojë në përmirësimin e përgjigjes së sistemit ndaj ndryshimeve të papritura të frekuencës, duke garantuar një funksionim më të qëndrueshëm dhe fleksibil të rrjetit të përbashkët.
Gjatë nënshkrimit, u theksua rëndësia e këtyre marrëveshjeve si një hap i mëtejshëm drejt sinkronizimit të përpjekjeve të Kosovës dhe Shqipërisë në kuadër të rrjetit të Evropës Kontinentale. Ky angazhim i përbashkët është thelbësor për garantimin e stabilitetit të furnizimit me energji elektrike dhe përmirësimin e besueshmërisë së sistemit.
Kosova dhe Shqipëria synojnë të krijojnë një sistem energjetik më të sigurt dhe të qëndrueshëm për të dy vendet dhe rajonin. Ky bashkëpunim pasqyron frymën e unitetit dhe bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke dëshmuar përkushtimin e përbashkët për të përmbushur standardet më të larta ndërkombëtare në sektorin e energjisë dhe për të avancuar të ardhmen energjetike të rajonit.