26-04-2024

KQZ sqaron se ku mund të votoni me kusht të dielën

Këtë të diel në Kosovë do të mbahen zgjedhjet komunale.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar se votimi me kusht është i mundshëm vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Është e nevojshme të sqarojmë se votimi me kusht është i mundur për një votues vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues.

Votimi me kusht nuk është i mundur nga njëra komunë në tjetrën. Pra, votuesi i një komune nuk mund të votojë në komunën tjetër.

Për dallim nga Zgjedhjet për Kuvend në të cilat e gjithë Republika e Kosovës është një zonë zgjedhore, në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e asaj zone ka fletëvotime vetëm të asaj komune.

Asnjë koment

Comments are closed.