19-04-2024

Islam Ukaj: Kërkojmë votën tuaj për bërjen e Prizrenit siç e meriton, besimin t’ua kthejmë me rezultate konkrete

Kandidati për anëtar të Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga PDK, Islam Ukimeri (njëherësh kuvendar aktual), në përmbyllje të fushatës zgjedhore ka bërë këtë falënderim:

Falenderim, respekt dhe mirënjohje të pafund, ndaj të gjithëve në komunën e Prizrenit:

Sonte, me rastin e përmbylljes së fushatës 30 ditore për zgjedhjet e së dieles, i falenderova dhe i përgëzova anëtarët e kryesisë, për bërjen e një fushate tejet dinjitoze, të kulturuar dhe model nga nëndega jonë.

Korisha është baza ime e fortë elektorale, ku edhe njëherë shfrytëzoj rastin të falenderoj: familjarët, kryesinë, shtabin, aktivistët, elektoratin dhe anëtarësinë e nëndegës, për mbështetje të fuqishme, në rrugëtimin tim politik.

Korishës dhe mbarë Prizrenit, dinjiteti i kthehet vetëm nën udhëheqjen e PDK-së dhe Kryetarit në ardhje z. Shaqir Totaj, sepse nga VV dhe Kryetari i dështuar Mytaher Haskuka, pritet vetëm vazhdim dhe thellim i keqqeverisjes.

Kërkojmë edhe njëherë votën tuaj, për ta bërë Prizrenin siç e meriton, ndërsa besimin tuaj, do të u’a kthejmë me punë dhe me rezultate të prekshme, për qytetarët e komunës sonë pa dallim, përmes qeverisjes së mirë dhe model, ku vetëm Partia Demokratike e Kosovës di ta bëj.

#VotoPDK177

#VotoShaqirTotaj

#BashkëpërPrizrenin

#VotoIslamUkaj4

Sponsorizuar

 

Asnjë koment

Comments are closed.