27-07-2024

Krasniqi (AAK): Shaqë, 96% e realizimit të buxhetit është performancë e dobët apo 31 % i drejtorisë së emergjencave?

Kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, reagoi sërish edhe një herë rreth perfomancës së drejtorisë së shëndetësisë për vitin 2023

Ai ka shkruar se kjo drejtori e udhëhequr nga AAK-ja, në vitin që sapo e lam pas ka arritur 96% ta realizoj buxhetin e parashikuar për drejtorinë e shëndetësisë.

AAK-ja është tërhequr nga koalicioni qeverisës me PDK-në pas mospajtimeve rreth ndrrimit të drejtorëve

“Secili dikaster e ka buxhetin e paraparë për të përmbushur nevojat e qytetarëve.
PERFORMANCA e mirë matet në realizimin e këtij buxheti, rrjedhimisht në përmbushjen e nevojave të institucionit dhe realizimit të shërbimeve të nevojshme për qytetarët.
Kriteret e vlerësimit të PERFORMANCËS, janë te definuara dhe nuk rivendosen sipas dëshirave.

Çka quhet performancë e dobët dhe cka performancë solide?, sipas teje Shaqë 96% e realizimit te buxhetit është performancë e dobët, e peromanca solide çenka 31% realizimi i drejtorisë së emergjencave, edhe k’te e kamufluat nën një drejtori tjetër, dhe prap së bashku nuk i afrohen performancës së “dobët” të shendetësisë.

Shaqir,se si qeveriset komuna,si vlersohet PERFORMANCA, si trajtohet partneriteti qeverisës, si respektohen aleatët që të kanë sjellë në karrikën e kryetarit merr shembuj hiq më larg se në komunat që i ke afër.

Janë të qasëshëm e shumë bashkpunues edhe Ardian Gjini edhe Smajl Latifi edhe Bali Muharremi. Kontaktoj se ke cka mson shumë prej tyre.
Aleanca është Aleancë Shaq, sështë as e individit as e familjes e as e asnjë grupi, tash e 23 vite qëndron aty, korrekte me partner dhe palëkundur ndaj propagandave, nënvlersimeve e ofendimeve.
Shihemi në 2025 Shaqë”, thuhet në reagimin e Krasniqit

Asnjë koment

Comments are closed.