Kreu i “Esnaf-it”, Xhejlani i vlerëson të rënda pasojat pandemike për biznesin në Prizren
Kryetari i shoqatës “Esnaf” në Prizren, Varis Xhejlani e ka vlerësuar vitin e kaluar si tejet të rëndë për biznesin, duke theksuar se kjo ka ndikuar në shuarjen e shumë vendeve të punës edhe në këtë qytet, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Një vlerësim të tillë ai e ka bërë në takimin e parë të këtij viti, për të cilin ka zgjedhur përfaqësuesit e mediave lokale, duke falënderuar ata për bashkëpunimin, ndonëse vjet ishte një vit me shumë probleme.
Xhejlani tha se ende nuk janë bërë shifra konkrete për pasojat ekonomike të humbjeve pandemie në Prizren, porse ato janë të dhembshme.
Ndërkaq këtë vit, ai e vlerësoi si mjaft dinamik, pasi pritet të kemi tri palë zgjedhje (zgjedhjet qendrore, të presidentit dhe ato lokale).
“Ndonëse sfidat shkaku i pandemisë ishin globale, përfaqësuesit e medieve ishin në çdo moment afër komunitetit të bizneseve afër Esnafit”, tha ai.
Do theksuar se këtë vit edhe shoqata “Esnaf” do të organizojë zgjedhjet në kuadër të shoqatës, ndërsa Xhejlani njoftoi se planifikon të rikandidojë për të pozitën të cilën e mban./GazetaePrizrenit