25-04-2024

Kreu i opozitës në Prizren, Shaqir Totaj uron KBI-në për festën e Bajramit

Për t’ia uruar festën e Fitër Bajramit, në emër të PDK-së, partisë më të madhe opozitare në Prizren, sot në Këshillin e Bashkësisë Islame, ka qëndruar edhe kryetari i këtij subjekti, Shaqir Totaj, me bashkëpunëtorë.

Ai është mirëpritur nga kryetari i këshillit të KBI-së, Besim ef. Berisha.

“Në këtë festë e përcjellim dëshirat më të mira dhe mesazhet më pozitive, për mirësi, paqe, sakrificë dhe mirëkuptimit! Lutemi që t’u pranohet  sakrifica e agjërimit dhe kjo festë të sjellë solidarizim, mirëqenie dhe bamirësi.

Qytetarët e Prizrenit, kultura dhe toleranca e tyre janë një shembull mjaft i mirë, andaj për këtë edhe duhet të punojmë vazhdimisht për të mirën e tyre”, ka deklaruar ai. /GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Shaqir Totaj

Asnjë koment

Comments are closed.