24-04-2024

Kryetari Haskuka uron kreun e KBI-së në Prizren për festën e Bajramit

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i Komunës Mytaher Haskuka  ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame, me ç’rast është mirëpritur nga kryetari i këtij këshilli në Prizren, Besim ef. Berisha, të cilit ia ka uruar këtë festë.

“Festa e Bajramit është festë që na bashkon të gjithë dhe na udhëzon të kemi solidaritet dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. Uroj që kjo festë t’i gjejë të gjithë me dashuri, mirësi dhe begati pranë familjarëve dhe miqve më të dashur. Për shumë mot!”, ka deklaruar ai. /GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Mytaher Haskuka

Asnjë koment

Comments are closed.