Serbi që po gjykohet me akuzën për krime lufte u përball me rrëfimin e Kadri Muharremit, i cili ia tha në sy ta ketë parë duke shtënë me armë në kamionin e mbushur me civilë në Krushë të Vogël.
Në këtë mjet, sipas Muharremit, kishte kufoma, por edhe njerëz të gjallë. Ai tha se në këtë masakër, nuk u kursyen as fëmijët, pleqtë e invalidët.
Muharremi që tha se nuk ishte më larg se 100 metra nga vendi i ngjarjes është bërë pishman pse nuk bëri gjë, atë ditë.
Gjatë seancës së të enjtes në Prizren, pati momente të shumta me tensione.