17-05-2024

Arrestohet prizrenasi për posedim droge

Një person është arrestuar si i dyshuar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 345.5 gramë.

Sipas policisë,  rasti ka ndodhur në rr. “Tefik Qanga”, në Prizren, me ç’rast është konfiskuar edhe një peshore digjitale dhe një telefon.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.