17-05-2024

Krimet e luftës në Krushë, dëshmi të reja kundër Darko Tasiqit (video)

Serbi që po gjykohet me akuzën për krime lufte u përball me rrëfimin e Kadri Muharremit, i cili ia tha në sy ta ketë parë duke shtënë me armë në kamionin e mbushur me civilë në Krushë të Vogël.

Në këtë mjet, sipas Muharremit, kishte kufoma, por edhe njerëz të gjallë. Ai tha se në këtë masakër, nuk u kursyen as fëmijët, pleqtë e invalidët.

Muharremi që tha se nuk ishte më larg se 100 metra nga vendi i ngjarjes është bërë pishman pse nuk bëri gjë, atë ditë.

Gjatë seancës së të enjtes në Prizren, pati momente të shumta me tensione.

Asnjë koment

Comments are closed.