12-10-2024

Krimi në Bruksel, BBC: Dorasi foli arabisht dhe e kreu sulmin “në emër të Zotit”

Dy persona janë qëlluar për vdekje në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, të hënën mbrëma, ka thënë policia.

Personi i armatosur është larguar nga vendi i krimit dhe është ende në arrati, ka mësuar BBC.

Mediat lokale thanë se viktimat ishin suedezë. Suedia po luan kundër Belgjikës në kuadër të kualifikueseve Euro 2024 edhe pse është e paqartë nëse viktimat ishin në qytet për ndeshjen.

Një video e postuar në mediat sociale shfaqin një person duke folur arabisht i cili thotë se sulmin e ka kryer në emër të Zotit.

Personi në videon shton se ka vrarë tre persona.

Zyra e Prokurorit Federal ka konfirmuar se e ka parë videon, por nuk ka mundur të konfirmojë nëse ai është dorasi.

Videoja dhe pamje tjera të sulmit po verifikohen nga policia, ka mësuar BBC.

Një zëdhënëse e zyrës së prokurorit tha se një hetim ka nisur por nuk ka spekuluar për motivet e dorasit.

Mediat belge raportojnë se i armatosuri, që përdorte një armë automatike, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sulmi raportohet të ketë ndodhur në orën 19:00 sipas kohës lokale afër Boulevard d’Ypres në qendër të Brukselit.

Asnjë koment

Comments are closed.