Krimi që tronditi Gjermaninë: Fëmijët e panë 48-vjeçarin nga Ferizaj teksa ua vrau nënën e ua plagosi babanë
Të shtunën në mbrëmje një krim i rëndë ka ndodhur në Gjermani.
Një 48-vjeçar nga Kosova ka vrarë kunatën e tij 33 vjeçe dhe ka plagosur rëndë vëllain e tij 38 vjeç.
Lexo edhe:
22 vjet nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij në Pashtrik
Gruaja 33-vjeçare, raportohet se vdiq rrugës për në spital. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Lohne të Bielefeldit.
Mediat gjermane raportojnë se i dyshuari kishte shkuar tek ish-banesa e familjes së tij, ku kishte takuar edhe vëllain me gruan e tij që kishin shkuar mysafir tek ish-bashkëshortja e dorasit.
48-vjeçari kishte tentuar të hyj brenda banesës, por nuk ishte lënë nga i vëllai. Më pas ai u kthye dhe mori armën me të cilin edhe bëri aktin tragjik.
Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë ishin disa fëmijë të moshës nga 13 deri në 18 vjeç.
Një fqinj i familjes që jetonte një kat më poshtë, ishte dalë për të parë se ç’po ndodhte. Ai pa fëmijët që ishin të tronditur dhe që bërtisnin.
Me këtë rast i mori nën mbrojtje fëmijët, duke i thirrur edhe policinë, ambulancën dhe ekipet e tjerë të shpëtimit.
Njëri nga fëmijët e tij i mori armën nga duart dhe e hodh jashtë ndërtesës.
Aktualisht fëmijët po marrin trajtime psikologjike si pasojë e tronditjes nga ngjarja. 48-vjeçari nga Kosova u arrestua nga policia.
Po ashtu në momentin e arrestimit edhe i dyshuari ishte plagosur rëndë. Akoma mbeten të paqarta rrethanat se si ai ishte plagosur.
Raportohet se i dyshuari për veprën vjen nga Komuna e Ferizajt.
Rasti është akoma duke u hetuar nga Komisioni i Krimeve të qytetit të Bielefeldit./GE