21-11-2024

Kritika të ashpra të AAK-së ndaj “Nismës“ rreth “Zambakut të Prizrenit ”

AAK-ja i është kundërpërgjigjur Nismës Socialdemokrate (NS) në Prizren, që derisa i doli në mbrojtje Drejtorisë komunale për Kulturë, kritikoi degën e AAK  në opozitë dhe shefin  e grupit të këshilltarëve të saj, në Kuvendin Komunal, Ilir Baledajt, pas deklarimeve të tyre për mosmbajtjen e festivalit “Zambaku i Prizrenit”,  shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Mosmbajtja e edicionit të sivjetmë të këtij festivali ka përplasur  dy subjektet partner në Qeverinë e Kosovës, por që kanë raporte të tjera në nivelin lokal, ku AAK është në opozitë.

Pas reagimit të NS-së përmes një kumtese në të cilin, ndër tjera  thuhej  se ka përfunduar koha e tenderimit të Kulturës në Prizren,  AAK ka bërë një kundër reagim të ashpër, jo vetëm ndaj NS-së, por edhe kryetarit të saj në Prizren:

Ja komunikata e plotë dhe pa ndërhyrje redaktoriale  e  Zyrës për Informim të degës së AAK-së në Prizren:

“Dega e Nismës në Prizren paska dal me reagim, dhe më shumë se me mosmbajtjen e Zambaktut qenkan marr Degën e AAK-së dhe shefin e Grupit të Kuvendarëve të AAK-së

Të trazuar nga “krimi” që e paska bërë NISMA (kështu del nga reagimi i tyre) kërkojnë të shpërlahen duke e sulmuar AAK dhe kuvendarin e AAK pa asnjë fakt dhe pa asnjë argument.

Pyetja krejt logjike dhe e thjeshtë, përse e anuluat Zambaku. Kush ua ndaloi që ta menaxhoni mirë tenderin për Zambaku.

Nuk është tenderi, jeni ju që e ndaluat, sepse ju Drejtoria për kulturë që e mbroni sigurisht më bekimin e Degës së NISMËS i dha me tender mbi 33 mijë euro për organizimin e festave të qershorit.

Tenderi këtu nuk ju pengoi. Tregojeni arsyen e vërtet pse e ndaluat Zambakun e keni obligim.

Ju sugjerojmë që t’i mbani larg duart nga anëtarët e AAK-së, sepse është e pandershme.

Është e paturpshme të sillesh si i ndershëm si subjekt politik, si NSIMA që në Prizren udhëhiqet nga “Mafijozi i Prizrenit” me nofkën Zafa, i dënuar për vjedhje të rrymës nga Gjykata, dhe i cili për dhjetë vjet nuk e ka paguar tatimin në pronë.

Është e paturpshme të sillet si e ndershme partia që njihet si grup i bandave.

Ilir Baldedaj ndihet mirë më ndihmën që ia ka dhënë medieve lokale, në kohë sa ka qenë drejtor dhe apeli do ta vërtetoj se akuza ishte e montuar.

Turpin nuk ua lan as Lumbardhi. Në vend se të reflektoni e ta largoni nga detyra Drejtorin e Kulturës ju provoni të mbroheni duke sulmuar. Neve në AAK po na vjen keq për ju, u bëtë gazi i qytetit”.

Në këtë link gjeni shkrimin për reagimin e NISMËS:

https://gazetaeprizrenit.net/2018/08/10/ns-kritika-aak-se-prizren-per-zambakun-i-prizrenit/

Asnjë koment

Comments are closed.