21-05-2024

 Nisma kritika AAK-së për “Zambakun e Prizrenit”

Nisma Socialdemokrate (NS) në Prizren ka reaguar ndaj degës së AAK-së në opozitë dhe shefit  grupit të këshilltarëve të saj, në Kuvendin Komunal, Ilir Baledajt, pas kritikave të tyre drejtuar Drejtorisë për Kulturës, për shkak të mosmbajtjes së edicionit të sivjetmë të festivalit “Zambaku i Prizrenit”, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Këto dy subjekte që janë partner në Qeverinë e Kosovës, kanë tjera raporte në nivelin lokal. Derisa AAK është në opozitë, siç dihet NS këtu është pjesë e qeverisjes lokale dhe menaxhon sektorin komunal për kulturë.  Pas deklarimeve se dega e AAK-së  është në kërkim të një seancë të jashtëzakonshme të KK-së,  për shkak të mosmbajtjes së “Zambakut…” NS ka lëshuar një kumtesë për shtyp të titulluar  “Ka përfunduar koha e tenderimit të Kulturës në Prizren!

Ja komunikata e plotë dhe pa ndërhyrje redaktoriale  e  Zyrës për Informim të degës së NS-së në Prizren:

“Një vlerë kulturore siç është Zambaku i Prizrenit, ose duhet të prezentohet si vlerë, ose më mirë të pushojë përkohësisht, deri sa ti japim meriten kulturore. Zërat e atyre që degraduan për vite të tëra çdo vlerë që patë qyteti i Prizrenit, e që bënë dëme vështirë të riparueshme, janë jashtë çdo logjike normale.

Të atillë janë ata që pikërisht këtë vlerë kulturore e komercializuan edhe pse ishte një Eveniment unik kulturor, shkuan deri në atë masë duke u’a tenderuar ndërmarrjeve ndërtimore, Zambakun e Prizrenit.

Ilir Baldedaj, i denuari për Krim të organizuar dhe Korrupcion nga Gjykata me gjashtë muaj burg, dhe me shumë dosje në Prokurori, për shkak të keqpërdorimit të detyres zyrtare, bashkë me Degën e AAK-së në Prizren, duhet ta kenë të qartë se ka perenduar koha e klaneve mafioze, që abuzuan me paranë publike, për interesa të njësive parapolitke, të cilët për interesa të xhepave të tyre, për vite të tëra degraduan vlerat kulturore të qytetit të Prizrenit.

NISMA Socialdemokrate – DEGA Prizren dhe drejtori i DKRS-së, z. Ehat Oreshka, me politikat e tyre janë të vendosur që organizimet kulturore si Zambaku i Prizrenit e shumë të tjera, me i kthy tek njerëzit e kultures dhe artit në Prizren.

Drejtori i DKRS-së, lidhur me çështjen e “Zambakut” dhe organizimeve tjera kulturore, ka mbajtur shumë takime me komunitetin kulturoro-artistik dhe Shoqëri Civile për këtë organizim, të cilët njëzëri kanë qenë të mendimit që me iu thënë STOP tenderomanisë, që deri më tani e kanë praktikuar Klani Pronto, ku bënë pjesë edhe i denuari për krim të organizuar dhe korrupcion, Ilir Baldedaj.

Zambaku i Prizrenit do të organizohet, por jo siç është organizuar dhjetë viteve të fundit me “Shund e Kiq” dhe ku i kanë munguar vlerat e mirëfillta të këngës qytetare prizrenase, por Zambaku do të organizohet mbi ato vlera të cilat i kanë vendosur vetë themeluesit e këtij organizimi kulturor në qytetin e Prizrenit”.

Në këtë link gjeni shkrimin për reagimin e AAK-së:

Kritika të ashpra të AAK-së Prizren ndaj “Nismës “ rreth “Zambakut të Prizrenit ”

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.