12-05-2024

Paraburgim autorit të vrasjes mbetur në tentativë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 muaji ndaj të pandehurit me iniciale Y.G. nga fshati Shirokë, Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se  ka  kryer veprat penale të vrasjes së rëndë së rëndë në tentativë, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 08.08.2018 nga ora 20:00  dhe do të zgjasë deri më datën 08.09.2018.

Në përshkrimin e lëndës, thuhet se në ditën kritike i pandehuri me dashje vë në rrezik jetën e njerëzve, në atë mënyrë, tenton të privojë nga jeta personin tjetër ashtu që pas një mosmarrëveshje që ka pasur me të dëmtuarin me iniciale D.K. lidhur me pengimin e automjetit në qarkullimin e komunikacionit, ndaj tij shkrep një herë me pistoletë, e cila predhë e godet tokën dhe pastaj si e godet të dëmtuarin me iniciale M.T. të cilit i shkaktohen lëndime trupore

Më pas i pandehuri ndalohet nga qytetarët, që të vazhdojë të qëllojë  në drejtim të dëmtuarit me iniciale D.K.

Asnjë koment

Comments are closed.