19-04-2024

Kroacia heq masën e vetizolimit për qytetarët e Kosovës

Kroacia e ka hequr masën e vetizolimit 14-ditëshe, për personat që hyjnë nga Kosova, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, njëherësh kreu i Shtabit Kombëtar të Mbrojtjes Civile, Davor Bozhinoviq, tha se vendimi vlen për udhëtarët që e përdorin territorin e Kroacisë për të kaluar tranzit, pastaj për turistët, studentët, transportuesit e mallrave dhe punonjësit ndërkufitar.

Turistët duhet të kenë të paguar një aranzhman turistik.

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe shtetasit e vendeve të treta me lejeqëndrime afatgjate në BE, nuk i nënshtrohen asnjë kufizimi, përveç detyrimit për të respektuar masat epidemiologjike.

Kufizimet janë hequr gjithashtu për shtetasit kroatë që hyjnë në Kroaci nga njëra prej këtyre katër vendeve.

Asnjë koment

Comments are closed.