18-04-2024

Prizren: I mituri godet fëmijën 10 vjeçar me motoçikletë

Në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren një i mitur mbrëmë ka goditur me motoçikletë një fëmijë 10 vjeç

Sipas policisë, lëndime kanë pësuar të dy personat dhe janë dërguar me autoambulancë në qendrën emergjente, transmeton Gazeta e Prizrenit.

 

“I dyshuari mashkull  kosovar (i mitur) derisa ishte duke drejtuar motoçikletën, dyshohet nga pakujdesia, ka goditur viktimën mashkull fëmijë (10-vjeç) i cili ishte duke shtyrë biçikletën në vend-kalim për këmbësor. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy personat dhe janë dërguar me autoambulancë në qendrën emergjente”, thuhet në raportin e PK.
I dyshuari ka lëndime të lehta, ndërsa viktima lëndime të rënda (frakturë në krahun e majtë). Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar./ GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.