Krushë e Vogël: Aksident i rëndë një person mbetet i ngujuar në veturë
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Krushë të vogël, ku për pasojë një person ka mbetur i lënduar, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të konfirmuara nga Policia, si pasojë e këtij aksidenti, personi i lënduar ka mbetur i ngujuar në veturë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit.
Me ndihmën e tyre, personi i lënduar është nxjërrur nga vetura dhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga Policia Rajonale në Prizren.