05-08-2020

Kryeministri Hoti sot qëndron në Shqipëri, kjo është agjenda e tij

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të qëndrojë në Shqipëri me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Siç ka njoftuar dje Zyra e Kryeministrit, gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, Hoti do t’i zhvillojë disa këto aktivitete:

  • 10:00 – Pritja e kryeministrit Avdullah Hoti nga kryeministri Edi Rama.

    VENDI: Pallati i Brigadave

    11:15 –Konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministrit të Shqipërisë,  Edi Rama.

    13:10 – Takim me kresidentin Shqipërisë, Ilir Meta.

    VENDI: Presidencë – Salla Skënderbe

    14:00 – Takim me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

    VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

    14:45 – Takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

    VENDI: Zyra e Kryetarit të Bashkisë

    15:30 –Takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

    VENDI: Zyra e Kryetarit të PD.

    Asnjë koment

    Comments are closed.