05-08-2020

Suedia zbulon qelizën T: Lajm shumë i mirë për luftën ndaj Covid-19

për qasjen e saj ndaj pandemisë së koronavirusit, pasi në kohën kur Covid-19 po përhapej me shpejtësi në Evropë, ajo zgjodhi të mos ndiqte rrugën e karantinës. Shumë zëra thanë se kjo qasje nuk pati efekt për imunizimin në masë. Por ndërkohë, imuniteti ndaj koronavirusit mund të jetë më i madh nga sa është menduar.

Një studim i ri i realizuar nga Instituti suedez Karolinska dhe Spitali Universitar Karolinska, tregoi se shumë persona me simptoma të lehta dhe ata që janë asimptomatikë, kanë imunitet të ndërmjetësuar nga qelizat T.

  • Kjo edhe është arsyeja se pse studiuesit kanë arsye të besojnë se imuniteti njerëzor është më i lartë, sesa nga ai që tregojnë testet e antitrupave. “Qelizat T janë një lloj qelize e bardhë e gjakut që është e specializuar në njohjen e qelizave të infektuara nga virusi, dhe janë thelbësore për sistemin imunitar. Analizat e avancuara lejojnë hartimin e përgjigjeve të qelizave T gjatë dhe pas infeksionit me COVID-19.

    Rezultatet kanë treguar se dy herë më shumë njerëz kanë zhvilluar imunitetin e qelizave T, krahasuar me ata tek të cilët mund të zbulohen antitrupat”, thotë Marcus Buger, profesor në Qendrën për Mjekësi Infektive në Institutin Karolinska dhe një nga autorët e studimit.

    Rezultatet tregojnë sipas tij se imuniteti ndaj COVID-19 është ndoshta më i lartë sesa që kanë treguar testet e antitrupave, dhe ky konsiderohet një lajm shumë mirë nga perspektiva e shëndetit publik.

    Asnjë koment

    Comments are closed.